Në Qafë të Bogiqes, për ta shenjuar me një pllakë përkujtimore vendin ku ka rënë dëshmor Bahri Fazliu. Më 7 maj 1998, luftëtari, ideologu politik, poeti dhe polemisti i shkëlqyer Bahri Fazliu, i shkrepi plumbat e fundit të armës së tij pikërisht këtu, para se të përjetësohej mes dëshmorëve të lirisë së Kosovës.
Nga tani, ata që kalojnë nëpër këto shtigje, te kjo zonë kufitare ku pikëtakohen territoret e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, do të mund ta nderojnë Bahri Fazliun, te kjo pllakë përkujtimore pranë vendit ku ai është vrarë. Sot në ditëlindjen e Bahri Fazliut, me familjarë, shokë dhe bashkëveprimtarë të Bahriut, u bashkuam te vendi i rënies së tij, për ta shenjuar atë për të gjithë, për brezat e ardhshëm dhe për kujtesën historike.
Lavdi Bahri Fazliut: luftëtarit, ideologut, poetit dhe heroit të lirisë së Kosovës.