Analisti dhe profesori, Milazim Krasniqi, ka reaguar kundër interpretimeve të fundit që sugjerojnë se kryeministri Albin Kurti ka çliruar veriun e Kosovës. Krasniqi i ka cilësuar këto pretendime si të pabaza, duke i quajtur “metastazë e propagandës kancerogjene”. Sigurinë në veri të Kosovës e mirëmban ende KFOR-i, duke sfiduar idenë se veriu është çliruar nga ndonjë veprim i Qeverisë. Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka ‘çliruar veriun’ është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i qe 25 vjet? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova. Përpjekjet për të keqpërdorur KFOR-in për lojërat e Kurtit, kanë sjellë izolim, defaktorizim, injorim dhe kërcënime për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …