Disa nga mediat që pretendohet se nuk i ka nën kontroll regjimi i Aleksandar Vuçiq, kanë analizuar zhvillimet e ngjarjeve në Veri, pas konferencës së djeshme të Vuçiqit. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për incidentin. Sipas këtij portali në këtë mënyrë Vuçiq ka bërë përpjekje t’ia heqë të gjitha përgjegjësitë Beogradit, duke ua lënë një “patate të nxehtë” në duar atyre në emër të të cilëve, po negocion qe 10 vjet.

Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim konkret dhe të qartë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë

Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim konkret dhe të qartë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Ai  u takua me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC. Vuçiq tha se ka përcjellë shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës. Serbia mbetet partnere e përgjegjshme e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …