Hykmete Bajrami: Kurti paraqitet patriot përmes aksioneve, por i jep shans Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është shprehur e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, të cilat kanë nxitur kritika të shumat të aleatëve. Ajo ka thënë se ‘unë si deputete e Kuvendit të Republikës jam e obliguar t’i qendroj besnike të vërtetës dhe interesave të vendit: Albin Kurti e ka gabim. Veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri. Që tri vjet e gjysmë Kurti duke mos pasur as edhe një rezultat në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi, ka krijuar skena në veri duke i kthyer kundër nesh pothuaj të gjithë aleatët. Këto veprime janë dënuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdimisht, na kanë izoluar, na kanë vënë nën sanksione dhe kanë minimizuar mbështetjen për të cilën Kosova ka punuar kaq shumë. Sot Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Kosova ka ngelë pa aleatë. Ndërkohë, Kurti paraqitet patriot përmes këtyre ‘aksioneve duke i dhanë shansë Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje, ka rehabilituar imazhin e Serbisë e po forcon kapacitetet e saj ushtarake, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …