Ambasada e Amerikës

Ambasada Amerikane: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar ndaj aksionit të ndërmarr për mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në pjesën veriore të Kosovës. “Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenten Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane pas takimit mes kryetares, Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …