Nigeria po përballet me probleme të shumta të shkaktuara nga të reshurat e jashtëzakonshëm që kanë shkaktuar përmbytje. Si pasojë e tyre, qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka bërë të ditur se janë zhvendosur rreth 208 mijë persona në 28 nga 36 provincat e Nigerisë ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 185 persona. Njoftohet se provinca më e goditur është Jigawa, ku kanë humbur jetën 37 persona ndërkohë që po vazhdojnë përpjekjet për të ju siguruar strehim mijëra të zhvendosurve nga kjo provincë. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka paralajmëruar se përmbytjet mund të përkeqësohen në javët e ardhshme pasi ujërat e përmbytjeve zbresin në shtetet qendrore dhe jugore. Kjo agjenci ka konstatuar se një ndër shkaqet kryesore të këtyre përmbytjee janë edhe aktivitetet njerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …