Njohësit e fushës së sigurisë kanë vlerësuar se hapja e urës mbi Ibër pa konsultim me faktorin ndërkombëtar mund të sjell probleme

Njohësit e fushës së sigurisë kanë vlerësuar se hapja e urës mbi Ibër pa konsultim me faktorin ndërkombëtar, mund të sjell probleme. Profesori universitar, Fatmir Çollaku, ka thënë për Ekonomia Online se këmbëngulja e qeveritarëve për hapjen e Urës së Ibrit pa pëlqimin e aleatëve ndërkombëtar, është aventurë e rrezikshme. Ai ka shtuar më tutje se ndërmarrja e veprimeve për hapjen e kësaj ure, pa bashkëpunim me miq ndërkombëtar, mund ta kthej gjendjen 15 vite mbrapa, në kohën kur mbi urë kishte mjete te blinduara e tela me gjemba. Edhe njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi ka theksuar se për hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të ketë koordinim dhe bashkëpunim të qeverisë me faktorin ndërkombëtar dhe të mos merr vendime të njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, refuzon vijat e kuqe me VV-në dhe thekson rëndësinë e bashkëqeverisjes

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka refuzuar të flasë për mundësinë e vendosjes së vijave …