Gjuha shqipe mund të mos të jetë më gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mediat bëjnë me dije se Gjykata Kushtetuese në Maqedoni do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën. Pak ditë pas marrjes së këtij vendimi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik, që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema. Në pritjen nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lejë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese. Ajo që është e rëndësishme, është të shihen argumentet objektive në vendimin cilido që të jetë, para se të jepet çfarëdo komenti. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe pranohet si shprehje e pjekurisë të politikës dhe shoqërisë. Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe koalicioni VLEN, tani pjesë e koalicionit qeverisës. Nismën në Kushtetuese e konsiderojnë si tentativë për grusht shteti, duke shtuar se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, do të sjellë rreziqe.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …