leoni

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë është në prag të një fitoreje historike në shtetin lindor të Turingenit

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë është në prag të një fitoreje historike në shtetin lindor të Turingit, sipas parashikimeve të fundit. AfD pritet të sigurojë 32.8% të votave, duke lënë pas me nëntë pikë CDU-në, konservatore dhe duke mposhtur partitë qeverisëse të Gjermanisë me një diferencë të konsiderueshme. Kjo do të ishte hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që e djathta ekstreme arrin një fitore të tillë në këtë shtet, megjithëse shanset për të formuar një qeveri mbeten të vogla. Kandidati kryesor i AfD-së në Turingi, Björn Höcke, festoi rezultatin si një “fitore historike,” duke shtuar se partia ka arritur të fitojë mbështetje të gjerë për shkak të premtimeve të pasuksesshme të politikanëve lidhur me çështje të rëndësishme si migrimi dhe politikat për të huajt. Rritja e AfD-së ka ngritur shqetësime të mëdha në Gjermani, veçanërisht mes protestuesve anti-AfD dhe shoqatave rajonale hebreje, të cilat paralajmërojnë se partia përfaqëson një kërcënim të rëndë për demokracinë gjermane dhe rikujton ideologjitë e krahut të djathtë ekstrem.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …