Institucionet kryesore të Kosovës, përfshirë zyrat e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë, nuk iu kanë përgjigjur kërkesës urgjente të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit për shtimin e buxhetit të mbrojtjes. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte premtuar se ndryshimet në udhëzimin administrativ do të ndikojnë vetëm në rastet e akuzave për pengim të drejtësisë, dhe jo për krime lufte. Megjithatë, këto premtime nuk janë përmbushur. Ministrja Haxhiu kishte deklaruar: “Mendojmë se , fokusi jonë duhet të jetë që të adresojmë kërkesat e ekipeve mbrojtëse që akuzohen për krime lufte. Mirëpo, për personat që akuzohen për pengim të drejtësisë, ne kemi bërë ulje të tarifave për këto raste.” Përkundër kësaj, ndryshimet në udhëzimin administrativ të datës 1 shkurt 2024, të cilat përfshijnë fshirjen e dy paragrafëve të nenit 11, kanë bërë që ekipi mbrojtës i Thaçit dhe Veselit të përballen me probleme të mëdha në pagesat e avokatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …