Kryetari Haliti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësve vitias

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025ju i ka uruar për një fillim të mbarë të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve vitias. Një urim i veçantë shkon për fatosat, që për herë të parë do të ulën në bankat shkollore, me shpresën që ata të fillojnë mbarë rrugëtimin e tyre në kërkim të diturisë dhe të shkathtësive për jetë. Po ashtu uroj që këtë vit shkollor të gjithë nxënësit tanë pa dallime  të kenë suksese në mësime dhe të ju përkushtohen me vullnet procesit të mësimit të përgatiten për të ardhmen e tyre pasi që ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjithë mësimdhënësit vitias që po vazhdojnë të ndihmojnë nxënësve tanë që të arrijnë suksese në mësime dhe të ndjekin ëndrrat e tyre që të arrijnë majat e suksesit. Komuna e Vitisë dhe qeverisja lokale  ka punuar  dhe po vazhdon të punoj në krijimin e kushteve sa më të mira  në arsim dhe këtë rrugëtim po vazhdojmë ta ndjekim edhe në këtë vit shkollor që fillon së shpejti. Me këtë ne synojmë që të arrijmë kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.  Paçi shëndet e suksese! Thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e …