Nisë mbarë procesi mësimorë në Viti

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, vizitoi shkollat dhe çerdhet në komunën e Vitisë dhe përcjelli urimet më të përzemërta për këtë ditë, e cila shënon një fillim të ri në një rrugëtim drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se kjo ditë është e veçantë për secilin nxënës dhe se është kënaqësi ti shohësh ata, të prirë nga entuziazmi e të mbushur plotë jetë. Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, u shpreh se procesi mësimorë në komunën e Vitisë, sot ka nisur mbarë në të gjitha shkollat, dhe dita ditës këto shkolla po prekin standarde të larta në mësimnxënie.

May be an image of 12 people, child and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e …