Karvani shëndetësor “përSHËNDETje” organizon aktivitet në komunën e Skenderajt

Sot në Sheshin “Adem Jashari” të komunës së Skenderajt është realizuar aktiviteti i karvanit shëndetësor i quajtur “përSHËNDETje”, në kuadër të projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor nga OJQ “Mundësia”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, në të cilin qytetarët kanë pasur mundësi të informohen për sëmundje të ndryshme, faktorët e rrezikut, dëmet që shkaktohen në shëndetin e njeriut, etj. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë drejtoresha për Shëndetësi, e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, bashkë me profesionistët shëndetësor të QKMF-së në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …