Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia, se në rajonin e Sanxhakut në këtë vend, “janë duke u ndërtuar shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, e sidomos ata nga veriu”, por ka theksuar se informacionet e tilla duhet të verifikohen. Një ditë më herët, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kurti ka pritur në takim Biserkon, bashkë me Nenad Çanakun, ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës, dhe Mark Baskinin, këshilltar i lartë i Qendrës për Dialog Humanitar. Si dikush që është marrë me çështjen e refugjatëve që nga vitet 1990 e këndej, ju kujtoj se gjithmonë ka pasur thashetheme, të cilat më vonë kanë rezultuar me eksod apo zhvendosje të popullsisë”. “Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që duhet t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve dhe të bëjë gjithçka të mundur që popullata serbe të mbahet në veri të Kosovës”, ka thënë Biserko në një deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …