Ursula von der Leyen: E mbështes propozimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ursula Von der Leyen: Së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, tha se së shpejti do të emërohet një komision i dedikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian, pasi zgjerimi duhet të jetë  një punë me kohë të plotë. Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor ka dhënë rezultatet e para. Ju duhet të jeni krenar, Tiranë është aeroporti me rritjen më të shpejt. Reformat ekonomike të Kosovës po sjellin përfitime. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit. Tre prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave. Nuk është bërë asnjë vit qëkur është formuluar ky objektiv. Duhet të jeni kaq krenar. Më vonë gjatë këtij muaji, do të miratohen reformat e reja me efekt të thellë, në sistemin e drejtësisë, prokurimeve publike. Këto lidhen me 6 miliardë euro investime. Ky plan rritje është i njëjti model si plani ynë i rimëkëmbjes. Kur këto reforma të jenë kryer, të gjithë partnerët do marrin ndihmë. Bashkimi Europian është në proces të rikrijimit të vetes dhe duam që partnerët tanë të jenë krah nesh. Dua që puna jonë të përshpejtohet në komisionin tjetër, zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi sfidon VV-në: “Dilni matuni, nuk i keni votat për qeveri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar me bindje se Lëvizja Vetëvendosje …