BE-ja kritikon veprimin e njëanshëm të Kosovës për mbylljen e institucioneve serbe, në Veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar ndaj mbylljes së pesë institucioneve serbe nga Qeveria e Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si të njëanshëm dhe të pakoordinuar. Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja të rënda. Lidhur me takimet e ardhshme mes palëve në Bruksel, Stano u shpreh se data për takimin e radhës ende nuk është përcaktuar, por një takim në nivel kryenegociatorësh pritet të mbahet së shpejti. Ai theksoi se takimet në nivel të kryenegociatorëve zakonisht nuk paralajmërohen për media, por janë thelbësore për të diskutuar një varg çështjesh që kërkojnë zgjidhje. Qëllimi ynë është që sa më parë të zhvillojmë një takim në nivel kryenegociatorësh për të adresuar çështjet e rëndësishme në tavolinë, tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …