Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan

Avokati Dastid Pallaska, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan. Ai fundamentalisht dhe ideologjikisht është anti-amerikan, këtë e ka thënë ai vetë, po e them edhe unë, vetëm po e parafrazoj. Ai ka qenë kundër pothuajse secilës politikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan në përgjithësi dhe në raport me Kosovën në veçanti”, tha Pallaska. Kurti ishte edhe kundër Konferencës së Rambujesë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administrimin e Kosovës, kundër procesit të negocimit në Vjenë- i cili ka rezultuar me pakon e Marti Ahtisaarit dhe pavarësinë e Kosovës. Ka qenë kundër edhe me Kushtetutën e Kosovës, madje as shtetin e Kosovës nuk e ka pranuar, i cili është krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë politikë madhore amerikane në raport me Kosovën, në fakt ka qenë elementë të partisë së tij që kanë shkruar artikuj pseudo-shkencorë ku i kanë kundërshtuar edhe bombardimet e NATO-s kundër Serbisë për kinse shkelje të së drejtës ndërkombëtare publike. Domethënë, ky njeri asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan, saktësoi, avokati Dastid Pallaska.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …