leoni

Biden

Joe Biden: Benjamin Netanyahu, nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës nga Hamasi. Ai theksoi gjithashtu se Amerika është afër ta paraqesë një propozim përfundimtar para negociatorëve që po punojnë për arritjen e një marrëveshje për pengjet dhe për armëpushim në Gazë. Bideni i bëri këto komente për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi forcat izraelite i tërhoqën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë në një tunel në Gazë. Ushtria izraelite tha se ata u vranë së voni nga militantët e Hamasit. Vrasja e këtyre pengjeve nxiti kritika ndaj strategjisë së administratës së Bedenit për armëpushim në Gazë, si dhe rriti trysninë ndaj Netanyahut nga izraelitët për kthimin e pengjeve të mbetura në Gazë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …