Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë, por nuk pritet ndonjë e arritur as ndonjë sukses në bisedime

Edhe pse gjatë kësaj jave emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pritet të qëndrojë në Kosovë, nuk pritet ndonjë e arritur as ndonjë sukses në bisedime. Njohësit e procesit të dialogut thonë se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit do të jetë i vështirë, derisa Kosova është në një vit elektoral dhe Serbia refuzon nënshkrimin e marrëveshjes. Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se emisari Lajçak nuk do të ketë hapësirën që e ka pasur më herët në dialog, me emërimin e Kaja Kallas si shefe e politikës së jashtme të BE-së. Megjithatë, ai thotë se ndërkombëtarët po insistojnë të ketë lëvizje konkrete drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Në lidhje me vizitën e Lajçakut, KosovaPress ka kërkuar një përgjigje nga Zyra e Zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit, Besnik Bislimi, mirëpo të njëjtit nuk kthyen përgjigje. Ditë më parë, emisari Lajçak ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë si dhe një raund të ri të diskutimeve në nivel të kryeneogciatorëve në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …