Veteranët e arrestuar të UÇK-së, Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, dje para Gjykatës Speciale në Hagë, janë deklaruar të pafajshëm

Lënda gjyqësore kundër, Sabit Januzit, Haxhi Shalës e Ismet Bahtijarit parashtrohet para trupit gjykues të Gjykata Speciale

Gjykata Speciale  e Hagës  ka bërë të ditur se dosja paraprake në çështjen gjyqësore kundër,  Sabit Januzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtjarit, iu ka  dorëzuar sot  trupi gjykues. Ky njoftim u publikua  pas dorëzimit të dosjes paraprake nga mbrojtja e Shalës më 27 gusht, e cila është konfidenciale. Dosja e përbashkët gjyqësore kundër tre të akuzuarve u krijua pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guiju, më 8 shkurt 2024, për të bashkuar aktakuzat ndaj Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës. Gjyqtari konstatoi se aktakuzat lidhen me të njëjtat vepra penale, duke vënë në dukje se të akuzuarit kanë vepruar si grup. Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan dhe transferuan në Hagë nën dyshimin se kanë bërë përpjekje të pengonin dëshmitarët përmes kërcënimeve. REL

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …