Në Gjykatën Speciale, në Hagë, i ka vazhduar dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj,në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar  dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin mund të spekulojë, pasi ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës, kështu ka saktësuar ai, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Kadri Veselit, Annie O’Reilly. Këta e kam deklaruar edhe para prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam takuar me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë kam folur, për Jakupin dhe Kadri Veselin nuk kam  çka them. Në fillim të seancës, i ka përfunduar kundërpyetjet e tij avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili është fokusuar sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e eprorë të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …