Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar kundër deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka pretenduar se Ministria e MASHTI-it, nuk ka pranuar kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve të reja. Ibrahimi ka kundërshtuar këtë pretendim, duke theksuar se komunat vazhdimisht kanë bërë kërkesa të pareshtura për ndërtimin e çerdheve të reja, por ato shpesh nuk janë marrë parasysh nga ministria. Ai përmendi raste nga komunat e Kaçanikut, Vitisë, Prizrenit, Istogut, Pejës, Ferizajt, Deçanit, Drenasit, dhe Suharekës, duke treguar se këto kërkesa janë të dokumentuara dhe të vërtetuara me dokumentacion përkatës. Ibrahimi gjithashtu theksoi se disa komuna, përfshirë Lipjanin, Rahovecin, Mitrovicën dhe Suharekën, kanë ndërmarrë iniciativa për të ndërtuar çerdhe me vetëfinancim, duke parë nevojën e madhe për shërbime të tilla dhe mungesën e mbështetjes nga MASHTI.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …