leoni

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se Asociacioni është shndërruar në autonomi territoriale dhe politike

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e marrëveshjes së Ohrit, duke deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është transformuar në një formë të “autonomisë territoriale dhe politike. Zonja  Çitaku theksoi se nuk bëhet më fjalë për Asociacionin siç është diskutuar më parë. Ajo argumentoi se me pranimin e kësaj marrëveshjeje nga Kurti, është krijuar një situatë e re, e cila shkon përtej konceptit të Asociacionit dhe fut Kosovën në një rrugë që cenon sovranitetin e saj. “Nëse e lexoni marrëveshjen e Ohrit që e ka pranuar kryeministri Kurti, nuk bëhet fjalë më për Asociacion, por flasim për një autonomi territoriale dhe politike. Deklaratat e Vlora Çitakut vijnë në një kohë kur diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe janë rikthyer në qendër të debatit politik në Kosovë, me palët që ndajnë qëndrime të kundërta mbi pasojat e implementimit të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …