leoni

Angjelina Xhara: Vera Zheji, Zëri hyjnor i Radio Tiranës

Profesionalizmi i saj i përsosur, disiplina e punës, talenti i saj pranë mikrofonit te Radio Tiranës, ishte shëmbëll për çdo njërën nga ne që guxoi t’i afrohej këtij profesioni të vështirë…

Dy fjalë të thjeshta për Vera Zhejin, zërin ikonë të mikrofonit te Radio Tiranë në afër tre dekada.

Shpreh ngushëllimet e mia më te thella për këtë lajm të hidhur, Lea e shtrenjtë! Mami jot ishte një njeri i jashtëzakonshëm, ajo ishte ylli im i adhuruar në moshën më të njomë, kur jeta më takoi nga afër fillimisht me zërin e saj si bilbil në Radio Tirana dhe në vazhdimësi me shpirtin e saj të thellë si një intelektuale e shquar e një kohe të vështirë, ku ajo derdhi talentin e saj.

Të falenderoj Zëri hyjnor i Radio Tiranës, që bëri të ëndërrojnë nga fëmijët deri tek të moshuarit… Vera Zheji është timbri dhe intonacioni i pakrahasueshëm as edhe me një zë tjetër, nga viti 1948 deri 1975!

Lamtumire o shpirt i bukur..

U prehsh në vendin më të bukur në Parajsë!

Kështu shkruajta në Fb, kur Lea Plumbi njoftoi ndrim jetën e nënës së saj të shtrenjtë!

Vështirë të përmbledhës në një shkrim një jetë plot përkushtim të një figurë publike, që la emër të veçantë me punën e saj korrekte, duke u bërë dhe shëmbull i shquar i figurës së gruas në vite kur konkurrenca dhe lëvizjet pas shpinë kishin një forcë të tillë, kur mund të përplaseshe dhe të humbje edhe në ndonjë fshat të largët thellë maleve.

Unë nuk kisha lindur akoma kur Vera Zheji ishte mbretëreshë e zërit radiofonik, sëbashku me folësin tjetër të shquar, Haki Bejleri. Ky çift i transmetimit direkt në emisionet kryesore të lajmeve u bënë figura shumë të dashura e popullore.

Agron Çobani në librin e tij me kujtime nga RTSH i ka karakterizuar kështu këto korifej të transmetimit direkt.”Koha apo fati e desh që Haki Bejleri të punonte për një kohë të gjatë me Vera Zhejin. Te dy krijuan binomin e pazëvendësueshëm të zërave qendrorë në Radio Tirana. Dikur folësit e radios ishin shumë të rëndësishëm. Ato vite në Radio materjalet që transmetoheshin shkruheshin nga gazetarët dhe lexoheshin nga folësit.

Por kishte të folur dhe të folur dhe Hakiu me Verën e bënin atë punë , si dinin t’a bënin vetëm ata.”

Për Verën ai thekson historinë si hyri në Radio që në moshën 14 vjeçe, kur ishte në shkollën pedagogjike, duke rënë në sy në shfaqjen “Ushtari dhe vdekja”. Fillimisht mori pjesë tek emisionet e fëmijëve dhe të rinisë, duke iu propozuar që të bëhej folëse e përhershme nga drejtori Petro Kita . Kështu nga ndërtesa e vjetër e Radios te rruga e Kavajës kaloi tek ndërtesat e reja ku është institucioni sot e kësaj dite, duke punuar rreth tre dekada pothuajse.

Këtë rrugë pata dhe unë si dhe pas meje Violeta Hasani. Kongo, duke punuar si punonjëse të jashtme në transmetim direkt në mëngjes dy orë dhe mbasdite kater ore e më tepër te alternuara me njëra tjetrën, ku secili tregonte për talentin personal.

Mua sikur më kishte mbështjellë me një mburojë mbrojtjeje të bukur vetë Vera Zheji, e cila më drejtoi për tek studio e transmetimit direkt me një autoritet të admirueshëm, mbas propozimit të foljes se talentuar veterane, Heroina Veliu.

Mbaj mënt mirë fjalët e Verës, kur ju afrova mikrofonit të transmetimit direkt, që ishte një magji e madhe…” ti punën e ke me tekstin dhe intonacionin e bukur të  zërit.Mos mendo asgjë tjetër.”

 Unë u ula në karrigen pranë mikrofonit ndërsa përballë kisha teknikun e mrrekullueshëm, Xhepin e Meglijes.

Në një çast dhe u ngrita papritur nga karrigia për të marrë shishen e vogël me ujë, pranë vetes. Profesoresha Vera, ma mori nga dora shishen dhe shkujdesur më tha…”Ke kohë për të pirë ujë , kur të kesh në transmetim muzikën, pa merak…” Dhe më lëmoi në flokë. Ndjeva dashuri nëne. Isha edhe unë, 16 vjeç, në vitin e dytë në gjimnaz, mbasi kisha filluar, dy vjet më parë te emisionet e fëmijëve. Kaluan sikur fluturuan katër vite dhe u transferuam te ndërtesa e re e RTSH, ku krahas radios filloi transmetimi zyrtar i Televizionit shqiptar me një ekip të rinjsh teknikë, inxhinierë, që bënë më të mirën në atë kohë kur kish vetëm entuziazëm dhe punë pasionante.

Kam një foto simbolike kur mbasi kisha dhënë një ditë më parë lajmet në Televizion, pranë me Kiço Fotiadhin, mbasi mbarova emisionin e mëngjesit, Vera më uroi me dashuri dhe më thirri për të bërë një foto te oborri i Radios, duke më vënë pranë saj.

Njoftimin se isha zgjedhur për të dhënë lajmet e para në transmetimin zyrtar ma dha shefja Liri Çeli, duke nënkuptuar, se Vera kishte mbështetur kandidaturën t’ime.

Më ka ndodhur dy herë gjatë fëminisë një marrdhënie autoritare, njëkohësisht dhe vlerësuese. Tek shkolla Lidhja e Prizrenit me zyshën e matematikës, qe ishte e rreptë dhe me profesoreshë Verën, që ishte edhe ajo shumë autoritare, por me dashuri të thellë të brëndshme…

Më fal Vera e dashur, ti e di sa të kam dashur dhe të kam pasur idhullin tim!

Pata fatin qe ju kisha pranë, edhe spikerin fantastik Haki Bejlerin në emisionet e mëngjesit , gjatë një periudhe të gjatë 15 vjeçare, e alternuar me të talentuarën spikere Violeta Kongon. Ne të tre ishim gjithmonë punonjës të jashtëm, si edhe të tjerë folsa televizivë fillimisht.

Kam fotot e atyre viteve, që i shoh herë pas herë në fletëhyrjet, në institucion dhe në studiot e trasmetimit direkt me firmën e Drejtorit te Përgjithshëm Thanas Nano. Nga ty Vera e dashur kam kujtim

një bllok ku unë kam shënuar emrat e kompozitorëve të huaj me thekset se si duheshin lexuar.ose edhe fjalë të vështira politike, që nuk i’a dija mirë as kuptimin.

Jeta më pas na ndau nga mikrofoni, se unë duhej të punoja veç në Kinostudjo, ndërsa ti Petagoge në Institutin e Arteve.

Intonacionin e leximit të lajmeve ne të rejat e kishim marrë nga ty, e dashur folse e përkryer dhe që të ndiqnin të imitonin aq sa mundeshim. punonjëse të brëndshme të Radios që ishin në atë kohë, Meropi Matlija, Elsa Xhani, Liljana Meçani etj.

Oh, sa kujtime na u mblodhën këto çaste të udhëtimit tënd drejt Qiellit!

Gjithmonë kam kujtuar që ti, dije shumë e më shumë, se sa ne. Ndoshta kjo edhe si influencë e kujtimit te vëllait tënd elitar Petro Zhejit, që ishte një figurë e madhe e dijes në vite, ku duhej të kishe guxim të madh të thoje të vërtetat. E falenderojmë Zotin që arritëm edhe kohët e sotme moderne, secila sipas trajektores së fatit të vet në jetë.

Por s’mund të lë pa përmendur gëzimin tim për të takuar në Athinë, gje që nuk u bë se ti kishe ikur me Lean në veri të Europës.

Takova aty miken tonë Vitori Xhaxhka. Takova Violeta Vilën, shoqen e fakultetit dhe Sazan Mane nga Televizioni.

Kujtimet na ndjekin kudo pa harruar miqtë e mikeshat e para që na mbështetën në jetë.

Ti Vera Zheji ishe ylli ynë polar, që na ndriçove dhe që të kujtojmë plot mirnjohje e dashuri.

Perëndia do të ketë vënë në një vend të mirë lart në Qiell. Lamtumirë o yll hyjnor i zërit të bukur e të paharrueshëm, që e kemi pranë zemres me fjalët lapidarë, Ju flet Tirana dhe Të dashur fëmijë, mirëmbrëma, Po fillojmë emisionin e përrallave…

Vetë jeta është një përrallë Vera e dashur!

Të kam dashur shumë, shumë…

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …