Aksioni i javës së kaluar i Policisë së Kosovës në veri, i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ishte ndër të parët që reagoi dhe mbajti një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutuan shqetësimet e ngritura nga aleatët ndërkombëtarë. Ndërsa Zyra e Kryeministrit nuk përmendi këto shqetësime në komunikatën e vet, ambasadori Hargreaves bëri publike detajet e bisedës, duke theksuar se tema kryesore ishte shqetësimi i përbashkët i Britanisë së Madhe dhe partnerëve ndërkombëtarë rreth veprimeve të fundit të Qeverisë në veriun e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …