Anglia i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, përveç nëse e kanë të domosdoshme. Ajo kërkon të mos udhëtohet në vende si Rusia, Irani e të tjera, kryesisht për shkak të konflikteve politike dhe shqetësimeve për sigurinë. Zyra e Jashtme, Komonueltit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme. FCDO këshillon që të mos udhëtohet, përveçse nëse është e domosdoshme, “në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër. Kjo kërkesë u paraqit për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona, thuhet në paralajmërimin e publikuar në web-faqen e qeverisë britanike.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …