Kryeministri Kurti, në përpjekje për t’ u paraqitur i gjithë ditur, provoi edhe në matematikë, por dështoi me turp para nxënësve

Kryeministri, Albin Kurti, në përpjekje për t u paraqitur i gjithë ditur, sikur bën kudo ku shkon, provoi edhe profesionin e mësuesit, por dështoi me turp para nxënësve. Ai dje   ka marrë pjesë  në inaugurimin e një shkolle në komunën e Besianës, njëra nga 4 komunat ku i ka fituar zgjedhjet vendore. Gjatë këtij aktiviteti, Kurti u shoqërua nga ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci dhe kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi. Bëhet me dije se në një klasë, gjatë orës së mësimit,  Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së shtatë, por në fund rezultoi se e kishte bërë gabim. Pas publikimit të rastit në rrjetet sociale, kanë reaguar shumë qytetarë të cilët kanë komentuar se zgjidhja është gabim. Gabimin e ka pranuar edhe vetë Kurti pak orë më vonë me një reagim. Ai u drejtohej me një kërkim ndjese nxënësve të klasës ku ishte i pranishëm dhe u thotë se po të mendonte pak, nuk do të kishte gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …