Ejup Maqedonci: FSK-ja certifikon grupin e katërt të kursantëve nga Ukraina

FSK-ja certifikon grupin e katërt të kursantëve nga Ukraina
Në kazermën e Deminimit në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të katërt të kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë jave radhazi ndoqën trajnimin EOD ½ nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM.
Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.
Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësitë e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …