leoni

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon kundër deklaratave të udb-ashit famëkeq, Mehmet Loci

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon kundër deklaratave të udb-ashit famëkeq, Mehmet Loci

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me gjitha strukturat e saja drejtuese, Kuvendin dhe Kryesinë e Degës, pas analizimit dhe shqyrtimit në detaje të intervistës së dhëne për RTV Dukagjini me 03 shtator 2024 përball gazetarit, Ermal Panduri të ish punonjësit të organeve të sigurimit shtetërorë jugosllavë Mehmet Loci, lëshon këtë deklarate për opinion, me tone dënuese në tërësi ndaj deklaratave të Mehmet Locit, i cili për 2 ore e 7 minuta, pa u ndjere aspak fajtor për gjithë atë dhunë sistematike, psikike e psikologjike që kishte ushtruar ndaj atdhetareve shqiptar gjatë kohës sa kishte shërbyer në organe e sigurimit shtetërorë të ish Krahinës së Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë.

Mehmet Loci, pa u ndjerë fajtor për qindra rrahje, dhunën, maltretime e bastisje që kishte bere kundër shqiptarëve, gjatë emisionit në RTV Dukagjini me metodat UDB-ashiane, tentoj të baltos edhe të tjerët, por duke harruar se ai vet është pjese e faqeve me të zeza të historisë sonë kombëtare, histori kjo që është ndërtuar me mund, sakrifice, mund e sakrifice të shumë brezave të cilat i luftoj me gjithë qenien e tij Mehmet Loci dhe gjitha ata Mehmetet e tjerë.

Duke marr si shkak ciklin e emisioneve që realizoj z.Panduri në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me gjitha strukturat e saja drejtuese, Kuvendin dhe Kryesinë e Degës, kërkon nga Kuvendin i Republikës së Kosovës, që sa me parë të miratoj Ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë gjatë periudhës 1944-1990 dhe të kërkoj nga Lubjana zyrtare dhënien e një kopje të dokumenteve të ish punëtorëve të sigurimit shtetërorë dhe mbi këto dosje të miratohet Ligji për Lustracion. Me miratimin e këtyre dy Ligjeve, do të hapej rruga që ish punëtoret e sigurimit shtetërorë jugosllavë si Mehmet Loci e shumë të tjerë, të ju ndalohet dalja publike, dhe tentimi për të ndryshuar histori dhe të mos ju jepet mundësia e hedhjes baltë ndaj të tjerëve, me të vetmin qëllim që të arsyetonin vet veten dhe dhunën që kishin ushtruar ndaj rinisë e klasës atdhetare shqiptare, e cila mbajti gjallë ndjenjën për liri, çlirim e pavarësi si dhe bashkim me Shqipërinë të Kosovës e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …