Në lidhje me bllokimin e rrugëve në Serbi në drejtim të pikave kufitare më Kosovën që është paralajmëruar për sot. zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nuk pritet të ketë eskalim të situatës. Gjithmonë kur kemi informacion se diçka mund të ndodhë, ne kemi planet tona operacionale mirëpo duke marr parasysh natyrën e situatës në veri nuk na zë asgjë në befasi. Kështu që konsiderojmë për çdo gjë do të kaloi në rregull, në rast se kemi bllokada në pika kufitare serbe. Ajo që duhet të kenë kujdes qytetarët është që ata mos i frekuentojnë mundësisht këto pika kufitare nga ora 18:00 ashtu siç është paralajmëruar”- ka thënë Elshani. Sipas informacioneve që i kemi se si do të zhvillohet por me siguri nuk do të jenë të gjitha pikat që ata i kanë përmend aty. Nuk ka gjasë për eskalim të situatës në Kosovë, nëse ndodhë diçka ne jemi këtu, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …