Mirë se vini në Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Festin e Rahovecit, më 6, 7 dhe 8 shtator.
Të dashur qytetarë,
Nesër, më 6 shtator, fillon Festivali i Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest.
Jemi të lumtur t’ju ftojmë të bëheni pjesë e “Hardh Fest”, festivali më i madh në rajon, që kremton vjeljen e rrushit dhe bukuritë e bujqësisë sonë! Këtë vit, do të festojmë traditën e përpunimit të rrushit me aktivitete të shumta, me muzikë, me degustim verërash dhe me shumë surpriza të tjera.
Në këtë festë, do të keni mundësinë të:
– Merrni pjesë në ceremoninë tradicionale të vjeljes së rrushit;
– Degustoni verëra autentike lokale nga kantinat më të njohura;
– Shijoni muzikë live dhe performanca artistike;
– Merrni pjesë në gara dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat;
– Zbuloni traditat e lashta dhe mënyrat e përpunimit të rrushit.
Si kryetar i Komunës së Rahovecit, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëkombësit tanë kudo që janë e shtetasit e huaj, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2024!
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj përvoje unike që lidh historinë me të ardhmen dhe bën së bashku komunitetin tonë. Rezervoni datat 6, 7 dhe 8 shtator e bashkohuni me ne në këtë festë të madhe të rrushit dhe të verës!
Ju mirëpresim të gjithëve!
Për më shumë informacione rreth programit të plotë, shihni më poshtë