Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke folur për mediet serbe, tha se Amerika e ka bërë absolutisht të qartë se e ardhmja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbështetet në dialog. Veprimet e Qeverisë Kurti nuk kanë miratim amerikan, duke i quajtur ato spekulime për një mbështetje të heshtur nga Amerika. Këto informacione janë krejtësisht të pasakta. Ne kemi qenë shumë të qartë për çështjen e urës në Mitrovicë dhe për formimin e Asociacionit. Ata që devijojnë nga dialogu, rrezikojnë të devijojnë nga politika jonë, tha Hill, duke shtuar se Serbia ka mbetur e angazhuar në dialog, gjë të cilën ai e konsideroi ai qasje të duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …