leoni

10 vjet “Hardh Fest”, sot nis Festa e Vjeljes së Rrushi

10 vjet “Hardh Fest”, sot nis Festa e Vjeljes së Rrushit

Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”.

Tashmë “Hardh Fest” është një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në vend, por ka kaluar përmasat edhe jashtë kufijve duke sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore.

Festa fillon sot, më 6 shtator e që do të zgjas deri më 8 shtator, n`Konak të Rahovecit (tek Shtëpia e Verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës nis me fillim nga ora 12:00 me adresimet zyrtare.

Edhe këtë vit “Hardh Fest” vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë Gipsy King, që për herë të parë vijnë në Kosovë.

Veç tyre në skenë do të ngjiten edhe emra e bende të njohura si; Dren Abazi, George Gakis, Shkumbin Ismaili, NRG Band, Grupi 403, Fisnikët, Nita Latifi, Arsi Bako & Band.

Një surprizë për publikun është edhe performanca e ish-udhëheqësit të grupit Guns N’ Roses, Bumblefoot.

Sakaq gjatë tri ditëve të festivali, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit.

*Më këtë rast ju ftojmë që me praninë tuaj, të mbuloni aktivitetet e Festës së Vjeljes së rrushit “ Hardh Fest 2024”.

Bashkangjitur mund të gjeni programin e “Hardh Fest 2024”

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …