Gjykata Speciale, në Hagë, ka emëruar tre gjyqtarë që do të shqyrtojnë rastin gjuqësor kundër Haxhi Shalës, Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit. Trupi gjykues përbëhet nga Mappei Veldt-Foglia, Gjilbert Bitti dhe Roland Dekkers, ndërsa Vladimir Mikula do të shërbejë si gjyqtar rezervë. Prokuroria në Hagë ka ngritur aktakuzë me tri pika ndaj Shalës, duke e akuzuar për tentativë pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre përmes kërcënimeve të rënda, pjesëmarrje në një grup që synonte të pengonte këta persona dhe frikësim gjatë procedurës penale. Shala, megjithatë, ka deklaruar se është “plotësisht i pafajshëm” ndaj këtyre akuzave. Aktakuza kundër tij u konfirmua më 4 dhjetor 2023 nga gjykatësi i procedurës paraprake, dhe ai u arrestua më 11 dhjetor, duke u transferuar në Hagë më 12 dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …