Kryetari Haliti uron Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, kanë vizituar komandantin e stacionit policor në Viti, Afrim Halilin. Kryetari Haliti ka uruar zyrtarët dhe pjesëtarët e këtij institucioni dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe ka falënderuar komandantin Halili, për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale. Ai tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Përndryshe më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …