Kryetari Latifi nënshkruan  memorandumin e mirëkuptimit me “Teach For Kosova”

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar të premtën  memorandumin e mirëkuptimit me “Teach For Kosova”, për të mbështetur zhvillimin e klubeve të “Aktivizmit qytetar” për nxënësit e SHML “Xhelal Hajda – Toni” dhe IAAP “Selajdin Muallaabazi – Mici”.

Ky memorandum ka për qëllim të inkurajoj pjesëmarrjen aktive të nxënësve në shkolla, duke u dhënë mundësi të angazhohen në aktivitete qytetare dhe të zhvillojnë aftësi kritike për të ardhmen e tyre.

Ky partneritet do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e arsimit parauniversitar dhe kjo marrëveshje forcon angazhimin e komunës për të ngritur cilësinë e arsimit në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …