Më 7 shtator të vitit 1457 u zhvillua “Beteja e Albulenës”, në afërsi të Laçit. Beteja e Albulenës, u zhvillua prej 2 deri më 7 shtator të 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave te Perandorisë Osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur. Ushtria osmane kishte përafërsisht 80.000 ushtarë, edhe pse është vënë në dyshim që të kenë qenë më shumë se 40.000 në fushëbetejë, pasi që mijëra ushtarë kanë qenë të shpërndarë në vise të ndryshme të vendit. Forcat shqiptare që numëronin rreth 20 mijë vetë u përballën me ato osmane në fushën e Ujëbardhës në mes të Krujës dhe Lezhës dhe fituan betejën, e cila shërbeu për konsolidimin dhe përparimin e më tejmë të forcave shqiptare të Skënderbeut. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …