Luljeta Abdullahu -Vjollce Dedushaj Fazliu.
Ndihem jashtëzakonisht e nderuar të ndajmë një moment të veçantë me ju. Si mjeke e Mjekësisë Nukleare dhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Tiroides (TIF) dhe Shoqatës Evropiane të grave të Mjekësisë Nukleare (EANM), ndjej një ndjesi të thellë krenarie për përfaqësimin e Kosovës në këto organizata prestigjioze.
Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore e Federatës Ndërkombëtare e Tiroides (International Thyroid Federation, ITF) si një organizatë globale e dedikuar për promovimin e kujdesit dhe mirëqenies së pacientëve me çrregullime të tiroides, sot më 5 shtator 2024 në Athinë, një ditë e veçantë si kjo u shoqërua me mundësinë për të prezantuar një punë të rëndësishme mbi “Kontributi i Njësisë sonë të Mjekësisë Bërthamore në bashkëpunim me Shoqatën e Endokrinologëve të Kosovës: Trajtimi i Karcinomës së Tiroides”. Ky prezantim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përpjekjet tona dhe sukseset në trajtimin e kancerit të tiroides dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet disiplinave për të ofruar kujdes të cilësisë së lartë për pacientët tanë.
Fushata edukative, siç është rasti tek ne, për përkushtimin dhe punën e saj të jashtëzakonshme në menaxhimin e faqes “A keni ditur se ?”! në rrjete sociale për të ndarë informacion mbi sëmundjet e tiroides nga dr. Vjollce Dedushaj Fazliu ” është më tepër se një fushatë për të informuar popullatën për simptomat dhe rreziqet e sëmundjeve të tiroides, e cila është cekur si shembull në këtë event.
Si specialistë në fushat tona, ne jemi si ura lidhëse që përforcojnë bashkëpunimin dhe avancimin në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve endokrine. Si një mjeke në mjekësinë bërthamore dhe Dr. Vjollca si endokrinologe, e shohim të ardhmen tonë me më shumë Lule- Vjollce si një mundësi të shkëlqyer për të punuar së bashku, siç është isthmusi që lidh dy lobet e gjendrës tiroide.
Po ashtu, kjo është një mundësi për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqate të tirologëve në vendin tonë dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me profesionistët e tjerë në nivel global. Me ndihmën e Shoqatës së Endokrinologëvë dhe mbështetje të Federatës Ndërkombëtare e Tirologëve, pres me padurim që të kontribuojmë në avancimin e mëtejshëm të kujdesit shëndetësor dhe edukimit për sëmundjet e tiroides, si dhe anëtarësimin edhe të endokrinologëve dhe mjekëve tjerë në Federatë, si një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë njohuritë dhe përvojën tonë, dhe për të kontribuuar në përmirësimin e trajtimit dhe diagnostikimit të sëmundjeve të tiroides në Kosovë.