leoni

Fuqizimi ekonomik i gruas, investim për të ardhmen

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, takoi Vetone Veliun dhe Kenan Beqiri përfaqësuesit e projektit “Për mjedisin përkrahës afarist për bizneset e grave  në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut” , me  ç’rast biseduan rreth organizimit të këtij  projekti.

Vitin e kaluar është  nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit,  e cila ka të bëjë me mbështetjen e grave në biznes, në të cilin  janë  të përfshira 100 gra, ku  33 nga to ditë më parë u shpallen fituese të granteve.

Ndërkaq të tjerat sipas përfaqësuesve të kësaj organizate  do të jenë pjesë e trajnimeve dhe konsulencës për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Ata fillimisht e falënderua kryetarin Bahtiri, për pjesëmarrjen e ti në shpërndarjen e Granteve të kësaj organizate, ku diskutuan edhe më gjerësisht për vazhdimin  e projekteve të cilat kanë synimin e përfitimit të bizneseve për grat e Mitrovicës.

Kryetari  Bahtiri, premtoj se shumë shpejt mjetet e premtuara do të shkojnë në gjirollograrinë e , OJQ-së “Community Building Mitrovica – CBM”,  ku njëkohësisht  uroj që projekti në fjalë të finalizohet me sukses.

Përfaqësuesja e këtij projekti ,Vetone Veliu, u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që po ju ofron Komuna e Mitrovicës ku ceku se përveç këti bashkëpunimi ne shpresojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe më tutje në ato fusha ku mund të japin kontributin e tone.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …