Serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikë kalimit kufitar të Jarinjës

Mbrëmë janë bllokuar pjesërisht rrugët në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Situata në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, pas bllokadave të shpallura nga qytetarët serbë si reagim ndaj veprimeve të autoriteteve në veriun e Kosovës. Rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Merdar dhe Jarinjë janë bllokuar pjesërisht nga disa individë, duke shkaktuar shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve. Bllokadat e shpallura janë një reagim kundër  veprimeve të fundit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli pesë zyra të strukturave paralele në veri, për të cilat kishte dyshime për falsifikim dokumentesh. Kjo bllokadë është pjesë e një proteste më të gjerë të organizuar nga disa shoqata serbe, të cilat paralajmëruan bllokimin e pikave kufitare në Jarinje, Bërnjak dhe në Kullë,  kufiri me Malin e Zi. Sipas Rasha Rojeviqit, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, kjo është një “bllokadë selektive”, që lejon kalimin e kufirit vetëm për udhëtarët me dokumente serbe, si shenjë reciprociteti ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …