leoni

Gjatë këtyre ditëve do të fillojë shqiptimi i gjobave për 100 zyrtarë publikë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë

Gjatë këtyre ditëve do të fillojë shqiptimi i gjobave për 100 zyrtarë publikë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Tetë prej tyre janë mjekë e profesorë, e që për herë të parë janë obliguar të bëjnë një gjë të tillë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Drejtori, Yll Buleshkaj tregon se janë duke bërë verifikimin e plotë të rregullt të pasurisë, që siç shton ai, janë rreth 70 kandidatë për kallëzime penale. Në intervistën për KosovaPress, ai përmend sfidat që kanë pasur në pranimin e informatave lidhur me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë. Derisa u bëri thirrje zyrtarëve publik që të paguajnë gjobat, ai tregoi edhe  numrin e kallëzimeve penale që kanë bërë vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …