Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti në lidhje me rritjen e pagës minimale në Kosovë, nga 250 në 350 euro, por veteranët e UÇK-së janë përjashtuar nga kjo rritje, vendim që ka ngjallur reagime të shumta nga ekspertët dhe figura publike. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, e quajti përjashtimin e veteranëve si një nga vendimet më të këqija të qeverisë aktuale. Ai theksoi rëndësinë e sakrificës së veteranëve për lirinë e vendit dhe kritikoi përjashtimin e tyre nga përfitimi i pagës minimale, duke e cilësuar si një padrejtësi. Në të njëjtën frymë, profesori Ujkan Bajra kritikoi ashpër këtë veprim, duke e quajtur “politikë përjashtuese” ndaj kategorisë më meritore të shoqërisë kosovare. Qeveria e Kosovës ka arsyetuar përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale me rritjen e madhe të kostos financiare që do të kërkonte mbulimi i pagave të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …