Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, thotë për Radion Evropa e Lirë se ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pretendon se edhe ai e do këtë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë, andaj luan në të dyja anët. Kjo është ajo që Amerika dhe Franca thonë se është politikë e tyre, se ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Nën Vuçiqin, kemi parë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur presidentin e Republikës Sërbe, Millorad Dodik dhe për të minuar Bosnje e Hercegovinën. Volker thotë se Perëndimi është duke u angazhuar më shumë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin se për të tjerët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …