Komuna e Prishtinës ka ndarë 350 mijë euro për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike. Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se ky fond nuk është i mjaftueshëm por ky vendim është marrë për t’u dalë sado pak në ndihmë qytetarëve të Prishtinës që vuajnë nga këto sëmundje të rënda. “Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët” ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …