leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Deputet të partive opozitare kanë vlerësuar se reagimet e aleatëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, janë shqetësuese

Deputet të partive opozitare kanë vlerësuar se reagimet e aleatëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, janë shqetësuese. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe mos largimi i tyre janë alarm për prishjen e raporteve me aleatët perëndimorë. Ajo ka shtuar më tutje se kryeministri Kurti dhe ministrat e ti janë të izoluar nga aleatët ndërkombëtarë. Edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë për “Kosovapress” se si pasojë e veprimeve të gabuara të kryeministrit Albin Kurtit, Kosova po humb aleatët dhe miqtë perëndimorë. Ajo ka theksuar më tutje se Kosova është e sanksionuar dhe në bazë të këtyre sanksioneve Kosova ka humbur diku rreth 600 milionë euro dhe ende kërcënohemi për sanksione shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …