Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të aplikojnë në nominimet për “Çmimet e Vullnetarizmit”. Ai ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për të avancuar shoqërinë dhe se këta meritojnë të vlerësohen. “Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim. Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë” ka thënë kryeministri, Albin Kurti në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve për të aplikuar në nominimet për “Çmimet e Vullnetarizmit”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …