Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë po kryen stërvitje për menaxhimin e trazirave

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR-it në Kosovë, po bën stërvitje për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Në njoftim theksohet se pjesëtarët e ushtrisë shqiptare që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, janë në gjendje të lartë të gatishmërisë. “Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …