Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ ka njoftuar se votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit deri më 26 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit deri më 26 dhjetor. Në njoftim thuhet se ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org. “Deri më 28 dhjetor 2024, përmes të njëjtës platformë http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë dhe lëshimet në listën votuese. Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik”, thuhet tutje në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …