Dy shtete anëtare të NATO-s kanë raportuar për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dron të lëshuar nga ushtria e Rusisë

Dy shtete anëtare të NATO-s kanë raportuar për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dron të Rusisë. Autoritetet rumune kanë njoftuar se një dron i lëshuar nga ushtrua ruse, ka hyrë brenda territorit të Rumanisë. Incidenti ka ndodhur derisa rusët po kryenin sulme mbi “infrastrukturën civile” mbi lumin Danub në  Ukrainë, ka njoftuar ministri rumun i Mbrojtjes. Ndërkohë, edhe autoritet e Letonisë kanë njoftuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët e lëshuar nga ushtria ruse. Ministria e Mbrojtjes së Letonisë ka njoftuar se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe ka rënë në rajonin Rezekne.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …