Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë dhe tërësore në gjyqësor. Për këtë BE-ja, përgëzon popullin shqiptar, udhëheqësit e tyre dhe të gjitha forcat politike të cilat treguan pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e këtij vendimi historik. Në deklaratën e BE-së, thuhet: Ky hap i paprecedent adreson një kërkesë të vjetër nga shumica dërrmuese e qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ai përbën gjithashtu një kontribut për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto janë përparësi kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane. BE-ja konsideron se reforma në drejtësi ka do jetë një kontribut i madh në rrugën për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …